Kryeministri, Edi Rama, edhe pas ndryshimit të ligjit një vit më parë, ka paralajmëruar shpesh kohët e fundit se ekziston një “plan” që në Shqipëri të eksportohet fuqi punëtore nga vendet e varfra të Afrikës apo Azisë të cilit kudo që shkojnë punojnë me rroga teje të ulëta.
Rama: Po hetohen 60 kompani në Durrës, për rindërtimin na duhet fuqi punëtore nga jashtë – Lajme – Portali.info
Ndaj këtë të premte i njëjti kryeministër që premtoi në mandatin e parë 300 mijë vende pune, por pas 8 vitesh në fakt bëri që të largohen nga vendi rreth 500 mijë shqiptarë, ka konfirmuar se tashmë ardhja e të huajve për të punuar në Shqipëri ka nisur. Dhe sipas Ramës, ky fenomen po ndodh pasi shqiptarët janë dembelë dhe rrinë gjithë ditën në kafene.
“Ka nisur ardhja punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po e marrin të huaj. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri”, ishte justifikimi i kryeministrit.