Ditën e sotme Komiteti i Ekspertëve ka marrë vendimin që pas datës 25 mars të lejohen grumbullimet dhe tubimet në vende të hapura apo të mbyllura. Vendimi u botua në Fletoren Zyrtare.
Urdhri i botuar sot në Fletoren Zyrtare:
Për një ndryshim në urdhrin nr. 633,datë 17.11.2020 ‘për ndalimin e grumbullimeve në vende të mby llura apo të hapura’. Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr.15/2016, ‘Për parandalimin dhe luf timin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë11.3.202.
URDHËROJ: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’, bëhet ndryshimi si vijon: 1.Në pikën 1 të urdhrit,togfjalëshi ‘deri në një urdhër të dytë’ zëvendësohet me togfjalëshin’ deri në datën 25.3.2021’.