Edi Rama , gjatë prezantimit të programit për shkollat dhe Universitetet, tha se nga koha e qeverisjes së Partisë Demokratike, sot askush nuk i lëviz dot mësuesit nga vendi i punës për dikë me lekë apo mbiemër të njohur. Sipas tij, njësoj ndodh edhe me nxënësit që nuk mund të zënë një vend në Universitet vetëm se janë fëmijë politikanësh apo VIP-ash.
Ai deklaroi:
Askush sot nuk i lëviz dot mësuesit që vendin ta zërë dikush me lekë apo me një mbiemër të njohur, Jam shumë krenar që kur fëmija i një VIP-i nuk e meriton të hyjë në universitet nuk ka shans të hyjë. Apo kur del mbrapa fëmijës së një çobani, nuk ka shans ta parakalojë. Pasi sistemi i hyrjes në Universitet është i pamanipulueshëm. Ka shumë si këta që u hodhën përpjetë kur ne imponuam këtë sistem të ri hyrës. Asnjë ankesë nga të interesuarit, nga maturantët fitues. Nuk ka kënaqësi më të madhe se sat ë shohësh kur fëmijët e republikës nuk ndahen më deri kur ne erdhëm në drejtimin e arsimit në të pasur dhe të varfër dhe hyjnë në auditore vetëm me forcat e tyre. Nuk ka forcë që e ndalon këtë.