Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër ku po zhvillon takime me qytetarët dhe mbështetësit e PD atje. Pas një marshimi me qytetarët, Basha është ulur në një lokal me aktorin e njohur të humorit Zef Deda.
Zef Deda trondit me rrëfimin/ “Më mbyllën në psikiatri dhe më paralizuan me gjilpëra” | CNA.AL
E pranishme ishte dhe aktorja Rita Gjeka, e cila i kërkoi Bashës që të mbajë premtimin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Teksa bisedonin, Deda i tregoi kreut të PD sesi kishte kaluar Covid-19, ndërsa u ndal dhe të kryeministri Rama.
Aktori i njohur tha se kishte dhënë shfaqe në Bllok dhe kishte parë sesi silleshin “bijtë” e atyre që jetonin atje.
“Unë kam dhënë shfaqe në Bllok, e kam parë sesi sillen bijtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë, dikush i hedhur, ky ka qenë më i hedhuri i tanve. Veshte këmisha me lule, ky pinte m ar iju anë, ky tallej me të madhin, me të voglin, me tanë. U tallte me tanë, është tall me nanën e vet, bab ën e vet, me fëmijët e vet… Është i marri që na ka hy midis”, i tha Zef Deda-Bashës.