Dy ditë më parë, Antonela bëri një akuzë të rëndë ndaj Atdheut. Konkurrentja tha se ai i ka gjuajtur me karrige Shqipes.
E ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, Shqipja ka treguar si ka ndodhur ngjarja. Ajo tha se pak kohë më parë ka mbështetur mendimin e Arjan Konomit, i cili i cilësoi djemtë eskorta dhe kjo ka revoltuar Atdheun.
Shqipja tha se nuk kishte gjë personale me të, por për të gjithë djemtë. Ish-konkurrentja shtoi se Atdheu e ka sharë me fjalët më të ndyra por do të pendohet shumë shpejt.