Gilberta Simoni, mësuesja që është bërë pjesë e Për’puthen +40 është 43 vjeçe, jeton në Lushnje dhe thyen çdo barrierë për të bërë realitet dëshirën e saj për të gjetur dashurinë e jetës.
Në puntatën e sotme, Gilberta iu përgjigj kritikave sipas të cilave ajo është shembull i keq për nxënësit.
“Nuk është aspak shembull i keq për nxënësit e mi. Ata duhet të mësoj që duhet të kërkojnë në çdo moshë eksperienca të tjera dhe më shumë për veten e tyre. Të kërkosh të ndërtosh një dashuri, është një shembull shumë i mirë. Ata më mbështesin dhe do vazhdojnë të më mbështesin”, tha Gilberta.