Në emisionin Për’puthen ka disa kohë që ishte krijuar trekëndëshi i dashurisë shumë interesant dhe simpatik midis Mevlanit-Ledianës-Antonelës.
Të gjithë e dinin që do i vinte fundi një ditë rrugëtimit të tre konkùrréntëve njëri me tjetrin dhe protagonisti absolut, Mevlani do zgjidhte njërën nga dy bukuroshet.
Ishte pikërisht puntata e sotme e cila e “prishi” dashurinë polimerike që ishte krijuar.
Në studio ndodhen përplasje e debate të forta mes Mevlanit dhe Antonelës, ku vajza nga Shkodra akuzoi se Mevlani e kishte përdorur.
Ajo i tha atij që e ka pëlqyer shumë, ka bërë gjithshka për tia demonstruar pëlqimin dhe ndjenjat por tani nga mënyra si shkuan ngjarjet zgjodhi të tërhiqej prej tij.
Ndërkohë në studio, u bënë publike edhe pamjet nga prapaskéna ku Mevlani ndodhet para dy vajzave, i ulur në tokë dhe thotë se nuk ndihet aspak mirë që prej puntatës së fundit të Për’puthen Prime.
Mevlani: Kam 3 ditë që nuk jam në vete, pas Prime jam i humbur komplet. Edhe shtëpia është bërë merak, cfarë ke.
Më pas në studio, Antonela rrëfeu se cila ishte biseda me Mevlanin që e bëri të tërhiqej.
Mevlani: Patëm një keqkuptim, Antonela është impulsive dhe preket shpejt. Në debat e sipër, e kuptova.
Antonela: Aty kam dashur direkt të tërhiqem. Nuk të kam folur prej në atë moment. Më tha diçka, plus kam parë dhe postimet në rrjete sociale dhe e kam kuptuar sic e kam kuptuar atëherë. Asnjëherë nuk ke bërë foto me mu me fytyrën në zemër. Më ka thënë “pse më prish punë”.
Një moment që i ka nxehur gjàkrat ka qenë dhe “sekreti” që rrëfeu Lediana në dhomën e rrëfimit e cila trazoi shumë ujërat në emision dhe shkàktoi reagime të shumta duke qenë se protagonist ishte Mevlani. Ky i fundit u mundua ti shpjegonte Antonelës rastin dhe ta shqaronte por ajo nuk ia vinte veshin çfarë ai thoshte.
Pasi pa reagimet e gocave Mevlani zgjodhi të largohet nga studio sepse Ledjana dhe Antonela nisën debatet me njëra-tjetrën.
Antonela dha sonte një deklaratë shumë të fortë publike ku tha se do të mënjanohet nga Mevlani pavarësisht se ka pëlqim të madh për të. Ndërkohë për Ledianën ishte deklaratë jo e vërtetë.
Ledjana: Kjo shprehja që dua të të shoh të lumtur me një femër të lumtur, më duket màshtrim.
Antonela: Nuk më intereson mendimi jot fare.
Mevlani: Keni çuna plot këtu, ma keni nxírë jetën. Vazhdoni, bëni çfarë të doni.