Konkurrenti Mevlan Shaba ose Mevli siç njihet në botën e artit është një ndër konkurrentët më të pëlqyer dhe më të dashur të publikut. Kjo gjë vërehet nga ndjékësit e shumtë që ai ka në rrjete sociale dhe në klikimet nga këngët që publikon në YouTube të cilat arrijnë në miliona shikime.
Kohët e fundit ai është vënë në qendër të vëmendjes për vetë situatën që është krijuar në ‘Për’Puthen’ ku “trekëndëshi i dashurisë” Lediana-Mevlan-Antonela çdo ditë sa vjen dhe bëhet më interesant për publikun të cilët janë kurioz se cila nga bukuroshet do fitojë zemrën e djaloshit kavajas.
Mevlani është në emision që nga fillimi i tij ku ka zhvilluar shumë takime me disa prej konkurrenteve dhe tani është i fokusuar tek 2 pëlqimet e tij. Ai bëri shumë bujë kur publikoi këngën me titull “Lediana”, këngë e cila erdhi mbas takimit të tij me konkurenten bukuroshe, Ledianën.
Kënga menjëherë u bë hit, u pëlqye shumë dhe gjer më tani për një muaj numëron 2.6 milion klikime.
Mevlani përdor shumë rrjetin social Instagram ku në profilin e tij poston për fansat e tij foto, instastory apo komunikon me ndjekësit e tij duke hyrë “live”.
Ditët e fundit ai ka bashkbiseduar me fansat në “live-n” e tij. Mevlani ka qenë në makinë dhe ajo çfarë ka bërë përshtýpje ka qenë kënga e vendosur nga ai në makinë.
Ka qenë pikërisht kënga “Lediana” që Mevlani po dëgjonte teksa komunikonte me fansat dhe po i përshëndeste ato.
Tani mbetet për tu parë nëqoftëse kjo gjë do të thotë që Mevlani ndjen më shumë dhe ka një pëlqim më të madh për Ledianën sesa për Antonelën pasi kënga personifikohet me të.
Ndërkohë Mevlani ka thënë në emision që për momentin ndihet konfuz dhe akoma nuk është i sigurt të japë një përgjigje përfundimtare se me cilën nga vajzat do dalë çift nga Reality Show më i ndjékur në shqiptari, Për’Puthen.