Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vlorë ku po zhvillon takim me kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se në përfundim të mandatit të tretë, vendi do të ketë 4 aeroporte, atë të Tiranës, Kukësit, Vlorës dhe Sarandës.
Sipas tij, aeroporti i Kukësit do të jetë gati në pak javë, ndërsa pritet përfundimi i negociatave për kontratën e aeroportit të Vlorës.
“Vlora është në fazën që hyn në proces realizimi, porti i ri në Triport që do të sistemojë përfundimisht pas shumë vitesh në një situatë kaotike dhe të padenjë për shtetin edhe peshkatarët e Vlorës. Porti i ri do të sjellë turizmin elitar për jahtet e reja. Do t’i sjelli Vlorës të ardhura më të mëdha. Mbi 1500 pjesëtarë të ekuipazheve do të jetojnë këtu do të thotë një vlerë e shtuar për ekonominë. Do të plotësohet me aeroportin e Vlorës, ka dalë kompania fituese dhe po negociohet kontrata brenda 3 javëve do të firmoset. Kompania që ka më shumë peshë është ajo e Behgjet Pacollit. Një euro e investuar në aeroport kthehet në ekonomi ku fitohet në shërbime në infrastrukturë me 23 euro. Nëse kemi një investim 105 milionë për aeroportin shumëzojeni për 3. Sigurisht që është një impakt që e tejkalon Vlorën. Aeorporti i Kukësit gati në pak javë dhe do të ketë nevojë vetëm për dokumentet e certifikimit ndërkombëtar. Do të hapet gara për aeroportin e Sarandës. Në përfundim të mandatit të tretë Shqipëria do të ketë 4
aeroporte, atë të Vlorës, Sarandës, Kukësit dhe Tiranës”, tha Rama.