Vitin e shkuar Ronela Hajati dhe Young Zerka i dhanë fund lidhjes. Që nga ajo kohë, këngëtarja është treguar shumë e rezervuar rreth jetës private dhe nuk është përfolur për lidhje tjetër.
Mirëpo së fundmi, Ronela ka bërë një deklaratë të papritur. Ajo ka publikuar një video në Instastory, krahas së cilës ka shkruar se e ka marrë malli të bjerë në dashuri.
“Më mungon të bie në dashuri”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet që nuk ka asnjë mashkull në zemrën e saj.