Aristela, konkurrentja e re e Për’puthen është fotografuar duke konsumuar kafe me Kristjanin vetëm 10 ditë pasi u bë pjesë e programit.
Në puntatën e sotme, Aristela është justifikuar duke thënë se ishin pronarët e lokalit që e ftuan pasi mësuan se ishin takuar bashkë.
“Shyqyr që nuk ishin pronarë hoteli”, i tha Arjani. Pas kësaj, Aristela reagoi duke i thënë se nuk i pranon batuta të tilla.
Të dy konkurrentët kërkuan falje për thyerje të rregullores.