Në ditën e 8 Marsit, Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama dhe aktores Matilda Makoçi ka zgjedhur të postojë një foto me nënën e tij në shenjë urimi për festën e gruas.
Ai ka postuar një foto nga fëmijëria, në periudhën kur aktorja sapo ishte shkëputur nga karriera e saj kinematografike.
Me sa duket, ky është një nga kujtimet më të bukura që ai ka me nënën e tij dhe ka zgjedhur ta ndajë edhe në llogarinë personale në Instagram.
Greg në foto, duket i veshur me këmishë dhe gravatë dhe ndoshta ky është një kujtim nga ditëlindja e tij ose ndonjë festë në familje