Dita e djeshme ishte afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë. Por një detaj që nuk ka ngelur pa u komentuar ka qenë edhe fakti se partitë politike e kanë vonuar dorëzimin e listave dhe e kanë lënë për në ditën e fundit.
Pikërisht kjo gjë u diskutua edhe në “Open, ku mes të ftuarve ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku. Vonesën e partive politike për publikimin e emrave kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, Mazniku e komentoi duke bërë një krahasim të situatës në të cilën ndodhet studenti, i cili deri në momentet e fundit do të jetë duke lexuar.
Por përtej këtyre krahasimeve, ajo çka ra në sy ishte dhe “luksi” që e rrethonte numrin 2 të bashkisë. Ai kishte marrë në emision një iPad të shtrenjtë prej 3500 eurosh. Pyetja që shtrohet natyrshëm është se me çfarë lekësh e ka blerë atë? A kanë siguri taksapaguesit shqiptarë për paratë e tyre dhe përdorimin në të mirën publike? Pyetje të hapura, të cilat meritojnë një përgjigje të detajuar, ndonëse në shumë raste ajo mund të vetëkuptohet…