Dy ditë më parë, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë, Bota.
E porsalindura shkoi sot në shtëpi, ku familjarët i kishin përgatitur një festë madhështore. Ajo është takuar me vëllain e saj Zërin dhe kanë shkrepur foton e parë së bashku.
Në adresën e Zërit në Instagram, Elita ka publikuar një foto të dy vogëlushëve. Zëri shihet i buzëqeshur me lodra në duar, ndërsa Bota duke fjetur. “Motra ime”, shkruhet krahas fotos.