Çifti i njohur, Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë. Moderatorja ka sjellë në jetë ditën e djeshme një vajzë dhe sot ka vendosur ta prezantojë përmes postimeve në rrjete sociale.
Elita dhe Gjiko i kanë vendosur vajzës emrin e veçantë shqiptar, Bota.
“Familja jonë u kompletua. Dje mbërriti mes nesh engjëlli jonë i vogël Bota Gjikolli”, shkruan Elita.