Para disa ditësh Jasmina postoi në rrjete sociale një foto, në të cilën shihej veshur me një bluzë që më herët ja kishim parë njërit prej djemve të “Për’Puthen”, Erlindit.
Ky detaj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por jo aq sa komenti që i la Atdheu.
“Anticovidi im”, i komentoi ai shoqëruar me një emoji me sy me zemra.
Mirëpo ndërkohë që të gjithë po mendonin se bluza ishte e Erlindit, Atdheu sot na ka vërtetuar të kundërtën.
Për më tepër ai ka bërë një postim, që hapur duket se është një thùmb për Erlindin.
Atdheu shihet duke udhëtuar me makinë, teksa vendos në fokus bluzën me të cilën Jasmina u shfaq në rrjete sociale para pak ditësh. Përmes këtij mesazhi ai dëshiron të tregojë se bluza në fakt ka qenë e tij dhe jo e Erlindit, që mori vëmendjen e të gjithë ndjekësve.
Gjithashtu Atdheu shfaqet duke dëgjuar në makinë këngën e Ghetto Geasy dhe Majk, “Hajde tek baba”, që ishte një diss për gjithë reperët.
“Unë qka e pështyj nuk e lëpij pilivesë”, ka shkruar Atdheu përkrah videos së tij.
Dhe në fund ai këndon “Unë s’kom kërkon përballë, s’kom unë konkùrencë”, teksa shihet duke buzëqeshur me ironi poshtë maskës.
Se si do i présë Erlindi këto fjalë nuk dihet, ndaj prítet të shohim nëse do të ketë një reagim prej tij.