Dy vajza në “Përputhen” janë në luftë me njëra-tjetrën për Mevlanin. Sot në “Përputhen Prime”, Mevlani u përball me Ledjanën, e cila ka mbetur e lënduar që ai zgjodhi Antonelën për takimin e rradhës.
Pas përballjes së tyre, Antonela vendosi që të bëjë një hap pas. Ajo tha se do tërhiqet, pasi nuk do të hyjë në mes të askujt.
Nga ana tjetër Mevlani i kërkoi që të mos ndikohej nga komentet e publikut.
Pjesë nga biseda:
Antonela: Do të tërhiqem që të shikoj sesi do të sillet Lediana. Mua më duket se po hyj në mes.
Ledjana: E ke kuptuar me vonesë, ke hyrë që kur ke ardhur
Antonela: Do tërhiqem, sepse duket sikur jam unë problemi
Mevlani: Po pse do tërhiqesh?
Antonela: Nuk thashë se po heq dorë
Mevlani: Mos u ndiko nga komentet e publikut.