Aurela, bashkëshortja e Lulzim Bashës postoi sot foto të kreut demokrat duke i dhënë makinës.
Mirëpo i fokusuar tek fotoja për ta hedhur për konsum për qytetarët në rrjetet sociale lideri demokrat ka thyer rregullat e qarkullimit.
Teksa duhej të shërbente si model për qytetarët, Basha zgjedh të kundërtën ai i jep automjetit pa rrip sigurimi.
Sipas Kodit, “kushdo nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë.
Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tremijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sig urimit”.
Me sa duket shprehja “Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”, identifikon më së miri kreun demokrat që kërkon më 25 prill të bëhet kryeministër.