Bennet Nura, nga Kosova është vetëm 19 vjeç dhe prej tre vitesh jeton në Holandë, ku vazhdon studimet për shkenca kompjuterike. Emri i Bennetit do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët, pasi ai do të jetë shqiptari i parë që do të shkojë në planetin Mars. Ndërkohë, ditën e sotme ai ka treguar më shumë detaje në lidhje me udhëtimin e tij në “Mars”, ku ka treguar edhe se si është përzgjedhur.

Biseda në studio:

Gazetarja Muça: Bennet, do të bësh një udhëtim të pazakontë je vetëm 19 vjeç dhe je përzgjedhur nga NASA për të shkuar në planetin Mars. Kjo përzgjedhje u bë në mesin e 12 milion njerëzve që aplikuan për të shkuar në këtë planet. Ti aplikove? Përse u përzgjodhe ti?

Bennet: Unë aplikova tek ëebsite i Nasas, dhashë të dhënat e mia si emri dhe shkollimi e më pas u përzgjodha në mesin e 12 milion njerëzve, gjithsej do të shkojmë në Mars 100 mijë persona.

Gazetarja Muça: Si u bë përzgjedhja, a duhej të plotësoje ndonjë kriter të Nasas?

Bennet: Duhet të jesh i interesuar për shkencën dhe të kesh përfunduar klasën e pestë për shkencë.

Gazetarja R.Muça: Kur është parashikuar që të bëhet ky udhëtim?

Bennet: Njerëzit e parë do të shkojnë në 2026, më pas do të shkojmë të gjithë ne që jemi përzgjedhur.

Gazetarja Muça: Përse po bëhet ky udhëtim për në Mars?

Bennet: Ky udhëtim do të bëhet për të gjetur jetë, ose ujë në atë planet. Me pas ne njerëzit mund të shkojmë atje.

Gazetarja R.Muça: Sa do të zgjasë ky udhëtim?

Bennet: Nga Toka në Mars do të duhen 7 muaj. Unë jam shumë i interesuar për shkencën dhe më vjen mirë që mund të bëj diçka për të tani.