



Ka ndërruar jetë në moshë të re punonjësja e marketingut të Radio Plus në Kosovë, Donika Restelica.
Lajmi e ka bërë me dije “Radio plus”, teksa i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve për humbjen e madhe.
Nuk është bërë me dije shkak që ka ndërruar jetë e reja. “Me dhimbje të thellë e kemi pranuar lajmin për vd ekjen e Donikës, e cila ishte një punëtore e përkushtuar dhe kolege e jashtëzakonshme. Kontributi në Radio Plus, i Donikës do të vlerësohet gjithnjë.
Stafi i Radio Plusit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Donikës, dhe miqve e të afërmve të saj. Donika Restelica, do të mbetet gjithmonë një ndër punëtorët që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Radio Plusit,” thuhet në njoftim.


