



Pas hyrjes së saj në “Përputhen”, Ledjana është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe sidomos për këngën që i kushtoi Mevlani, gjest i cili nxiti edhe debate me Antonelën.
Pas këngës së Mevlanit, Ledjana ka marrë një tjetër surprizë romantike mbrëmjen e sotme.
Ajo ka postuar në Instastory një kuti me trëndafila të kuq dhe rozë që formojnë shkronjën e parë të emrit të saj.
Ledjana nuk e ka bërë të ditur se kush ia ka dërguar dhuratën, por mbetet ta zbulojmë në puntatën e rradhës në “Përputhen”.



