Kryepeshkopi ortodoks, me origjinë arbëreshe nga Kalabria, Alejandro Greco ka bërë “bum” me foton e tij të postuar në rrjetet sociale me flamurin shqiptar në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aries.

Argjentina nuk është i vetmi vend ku kryepeshkopi ka postuar foto me flamur, në galerinë e mësipermë do të shikoni edhe shume vende të tjera.

Hirësia shkruan në gjuhën shqipe mjaft mirë dhe kujtohet herë pas here për ngjarjet më të rëndësishme kombëtare. Përkujtimi më i fundit që është kryer në Argjentinë nga Kisha Ortodokse shqiptare atje është përvjetori i patriotit Mihal Grameno, bën të ditur Shqip.

“Motra e Vëllezër Shqiptarët e dashur, të gjithë Shqiptarët e nderuar që ja duan të mirën Atëdheut, të gjithë pa përjashtim: Sot Përkujtojmë Përvjetori i 90°, më 5 Shkurt 1931, ndërroi jetë në Korçë, Publicisti, Shkrimtari, Atdhetarin dhe Heroit tonë, Luftëtari i Shquar Kombëtar, Mihal Ilia Grameno i madh: Lavdi e Përjetshme e Shume Respekt për Patriotin Mihal Grameno, Herojit i Pavdekshem dhe Trim mbi Trima te Kombit tonë Shqipetar, që ka lanë Gjurmë Historike në të mire të Kombit
Shqiptar, u kujtofsh brez pas brezi!!!”, shkruan peshkopi Greco