Melisa është një nga vajzat e cila pas lajmeve që është e lidhur me Andin vendosi që me dëshirën e saj të largohet nga programi. Në fjalën e fundit të saj si konkurrente e “Për’Puthen” Melisa deklaroi se arsyeja e ikjes së saj është pasi mendonte se nuk mund të krijonte një lidhje me djemtë e emisionit. Ndërkohë kujtojmë që bukuroshja gjatë qëndrimit në emision është përfshirë shpeshherë edhe në debate me shumë nga konkurrentët, por edhe me opinionistin Arjan Konomi. Së fundi përmes një postimi në Instastory, ish-konkurrentja e ka falënderuar publikisht Arjanin për çdo kritikë dhe ka uruar që shoqëria mes tyre të vazhdojë edhe pas largimit të saj.

Melisa:

Arjan siç e the dhe vetë dje në të dy e kemi nisur me debat, por jam e lumtur që gëzoj një vlerësim nga ana jote dhe po të njëjtin vlerësim ke dhe nga ana ime. Të falenderoj për çdo kritikë dhe për çdo fjalë të mirë të thënë nga ana jote dhe ndjesë nëse në ndonjë moment edhe unë e kam ngritur zërin. Programi na njohu bashkë, por kjo nuk do të thotë që do të ndalet kjo shoqëri vetëm se rrugëtimi im aty përfundoi.