Mëllaga, është një bimë, gjethet dhe kërcelli i freskët i secilës, bëhen sallatë si dhe nga gjethet e saj bëhen edhe sarma (japrak). Veçanërisht ata që jetojnë në rajonin e Mesdheut, me shijen e saj paksa të thartë, e preferojnë dhe e konsumojnë atë.

Bima e mëllagës rritet vetvetiu nëpër fusha, rrugë, buzë gardheve e në buzë të mureve dhe nëpër rrënoja.

Lulet, gjethet dhe kërcejtë e mëllagës mund të mblidhen nga muaji qershor në shtator. Kur bima e mëllagës thahet, humb disa nga veçoritë e saj prandaj është më mirë që të përdoret e freskët por sidoqoftë mund të përdoret edhe në dimër si bimë e tharë.

Mëllagën në stinën e saj mund ta gjeni në çdo lloj pazari. Bimët që blini në verë mund ti thani në një vend të hapur dhe me hije dhe mund të konsumoni gjethet lulet dhe kërcejtë në muajt e ftohtë të dimrit.

Në mënyrë që bima e thatë të mos prishet, ajo duhet konservuar në ambiente të pastra pa lagështirë.

Gjethet dhe lulet e thara të mëllagës mund të pihen edhe si çaj. Uji i përfituar nga hedhja e mëllagës në ujë të nxehtë, nëse përdoret për të larë këmbët dhe duart, i çlodh ato dhe nëse përdoret për të pastruar sytë, bën që ato të ndjehen të pushuara.

Pureja e përfituar nga mëllaga, lyhet mbi çiban, vende që kruhen apo mbi pl. agë. Mënyra më e mirë për të përgatitur çajin e mëllagës është që të hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë disa fletë dhe kërcejë të tharë të mëllagës.

Në mëngjes kullohet uji dhe pihet pasi të ngrohet pak. Disa nga ata që përdorin çajin e mëllagës thonë se në vend të ujit të ftohtë duhet të përdoret ujë i nxehtë, por sido që të jetë, gjethet dhe kërcejtë e tharë të mëllagës nuk duhen valuar.

Çaji i mëllagës bën shumë mirë në raste të gripit dhe bronshit-it, ndalon kollën dhe heq ngjirjen e zërit si dhe zbut dhi. mbjet e stomakut dhe zorrëve. Në ditë mund të pihet 2-3 filxhanë çaj mëllage.

Duke përgatitur ujin që do të përdorim për të larë këmbët dhe duart, 2 grusht me bime të njomë e hedhim në 4-5 litra ujë të ftohtë dhe e lejmë deri të nesërme dhe pasi e kullojmë mund ta ngrohim.

Ajo që duhet pasur kujdes ndërkohë që i bëjmë banjë këmbëve dhe duarve është që uji të ngrohet aq sa e durojmë, kështu që do marrim rezultate të mira. Ujin e mbetur mund ta ngrohim dhe përdorim edhe dy herë të tjera.

Duhet të themi që banja me mëllagë është shumë qetësuese për ënj tjet e krijuara prej ko ckave të thyera. Nëse doni të bëni pure mëllage, mund të përdorni bimën e mëllagës pasi ta keni kulluar ujin e çajit të mëllagës.

Mbetjet e bimës mund ti ngrohni në pak ujë dhe duke i shtruar ato mbi një napë mund ti përdorni ato derisa janë ende të nxehta. Ashtu edhe si në banjën e këmbëve dhe të duarve, është shumë e rëndësishme që kompresa të bëhet e ngrohtë.

Mëllaga shërben për të mbrojtur, zbutur dhe mbajtjen e lëkurës së njomë. Besohet se ajo bën mirë edhe për ënjtjet poshtë syrit dhe rrudhat rreth syrit. Mëllaga njihet edhe si një depo proteine dhe vitamine C, ajo përmban kalcium dhe fosfor.

Pra në sajë të kalciumit dhe fosforit që përmban, gargara me ujin e mëllagës është shumë e përshtatshme për pastërtinë e gojës dhe dhëmbëve. Disa subst anca që përmban kjo bimë, ndërkohë që siguron shëndetin e mishrave të dhëmbëve, elim. inon edhe bak. teret e gojës.

Gargara me ujin e mëllagës që do të bëni madje disa javë, do tju mbrojë nga inf. eksioni i grykës, laringjiti dhe infeksioni i mishrave të dhëmbëve. Veçanërisht kundër infeksionit të bajameve, specialistët këshillojnë gargarë me çaj mali dhe mëllagë.

Nëse gargarën e çajit të malit dhe mëllagës e vazhdoni herë pas herë edhe gjatë dimrit, do të ndjeni shumë lehtë dobitë kundër problemeve të bajameve dhe grykës. Në infeksionet kro. nike të bajameve dhe grykës, fuqinë e kurimit të çajit të malit e nxjerr në pah, mëllaga./kmk.press