


Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Serbisë njohjen e Kosovës. Kjo kërkesë ka ardhur në letrën e dërguar nga SHBA me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë. Biden në letrën e tij thekson mbështetjen e plotë të SHBA-ve ndaj Serbisë, duke përmendur njohjen reciproke mes Kosovës.
Lidhur me këtë ende nuk ka një reagim nga Aleksandër Vuçiç. Ndërkohë mediat kanë publikuar edhe letrën e plotë.


