


Një ngjarje e rë ndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të papritur.
Mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Besim Doçi 52-vjeç. Shqiptari punonte si saldator dhe ka humbur jetën në vendin e punës. Ai ka humbur jetën pak para pushimit të drekës.
Vdekja e tij u vu re nga përgjegjësi i ofiçinës vetëm pas pushimit të drekës, me rinisjen e punës. Ai njoftoi menjëherë urgjencën, por mbërritja e ndihmës mjekësore vetëm sa konfirmoi humbjen e jetës.
I lindur në Durrës, i ndjeri jetonte prej 25 vjetësh në Itali. Besim Doçi ka lënë pas gruan dhe dy vajza, 21 e 15 vjeç.


