Rolina Naço, dietologe :

Një produkt me shumë vlera ushqyese është kungulli i dimrit. Ja dhe në recetë për ta përdorur!

Supë dj egëse me kungull dhe xhenxhefil

Përbërësit:

• 1 lugë gjellë me gjalpë,

• 1 lugë me vaj ulliri,

• 1 filxhan qepë, të prera në kubë,

• ½ filxhan selino të prerë në kubë,

• ½ filxhan presh të copëtuar,

• 1 thelb hudhër të grirë,

• 1 lugë çaji me xhenxhefil të freskët të grirë,

• 4 gota lëng supë pulë,

• 3 gota me kungull të qëruar, pastruar nga farat dhe të prerë në kubë,

• ½ lugë çaji më kripë,

• 2 lugë çaji me sheqër kafë,

• 1/8 lugë çaji me arrë,

• 6 lugë gjellë me kos me % yndyrë të ulët.

Supa rekomandohet të përdoret si një pjatë e parë në vaktin e drekës ose dhe në vaktin e darkës si një pjatë më e lehtë mund të shoqërohet me nje bruskete ne rikota ose gjizë pa kripë për të plotësuar nevojat ditore edhe në proteinë!

Grupmoshat që rekomandohet të përdoret pak më shpesh janë:

1) mosha e tretë mbi 65 vjec

2) fëmijët

3) personat që kryejnë një ritual të përditëshem shumë të ngarkuar

4) atlet

5) gjatë shtat ëzanisë edhe laktacionit

Ky produkt ushqimor është i pasur në kripëra minerale si : Kalium, Magnes, Zing./shendeti.com.al