Gërhitja është e padëmshme, por kur ajo ndikon në cilësinë e gjumit, mund sjell jo pak probleme për shëndetin. Mëngjese me dhi mbje koke, mungesë përqëndrimi gjatë ditës, hipertension, dhi mbje gjoksi janë vetëm disa nga pasojat e saj, ndërkohë që kur shoqërohet me apnea, mund të jetë edhe faktor ri sku për sëm. undje të zemrës apo go. ditje në tru.
Rexhina Rama, mjeke ORL pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.2 tregon se çfarë e shkakton atë. Çfarë lidhje ka gërhitja më sëm undjet e tjera. Si ndikon mënyra se si flemë, mënyra se si ushqehemi dhe mbipesha. Pse meshkujt gërhasin më shumë?
Ndërkohë që flet për të gjitha këto, tregon dhe mënyrat e trajtimit, ku veç atij med ikamentoz.
Çfarë është gërhitja dhe sa e zakonshme është ajo?
Gërhitja është një tingull që krijohet nga vibrimi i indeve të hundës ose fytit gjatë frymëmarrjes kur personi është duke fjetur. Rreth gjysma e njerëzve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre.
Shkaktarët e gërhitjes?
1-Mund të përmendim obe zitetin dhe shtat zaninë të cilët ndikojnë në trashjen e indit mukozal në hundë dhe gojë.
2-Faktorët gjenetike gjithashtu mund të shkaktojnë gërhitje duke përfshirë këtu tonsila (bajame) të zmadhuara, adenoide (mish i huaj në hundë) të zmadhuara, uvula ose qielleza e zgjatur. Gërhitja vihet re më shpesh te anëtarët e së njëjtës familje.
3-Gjithçka që bll. okon frymëmarrjen me hundë mund të shkaktojë gërhitje, pershembull: ale. rgjitë, gripi ose deformimet e septumit nazal.
4-Alk. oli, duhani apo disa lloje med ikamentesh (kryesisht sedativet) të cilët shkaktojnë relaksim të muskulaturës çojnë në gërhitje. Plakja gjithashtu ndikon në relaksim të muskulaturës.
Si lidhet ajo me sëm. undjet e tjera?
Gërhitja është e padëmshme por kur ajo ndikon në cilësinë e gjumit mund të shoqërohet me këto shenja: përgjumje gjatë ditës, mungesë përqëndrimi, dhi mbje koke në mëngjes, dj egie ose tharje fyti, gjumë jo i qetë, mbytje gjatë natës, hipertension, dhi mbje gjoksi natën etj.
Çfarë lidhje ka mes gërhitjes dhe sëm undjeve të zemrës?
Siç e përmendëm edhe më lart, kur gërhitja është e rëndë mund të shoqërohet me Apnea obstruktive të gjumit e cila nga ana e saj shoqërohet me risk të lartë për sëm. undje kardiovaskulare. Lidhja mendohet të ekzistojë për shkak të prevalencës së lartë për hipertension në personat me apnea obstruktive e gjumit.
Gërhitjes dhe su. lmeve në tru?
Edhe lidhja e gërhitjes me at aket në tru ka të njëjtin shpegim: hipertensionin.
Sa ndikon mënyra se si flejmë/ stili i jeteses/ mënyra se si ushqehemi/ mbipesha?
Të gjitha këto që ju përmendët ndikojnë në gërhitje. Le t’i marrim një e nga një.
1- Mënyra se si ne flemë ndikon në gërhitje. Pozicioni i shtrirë mbi shpinë çon në ngushtimin e kalimit të ajrit nëpërmjet hundës dhe gojës duke rezultuar në gërhitje e cila mund të jetë nga e lehtë deri në apnea e gjumit.
2-Stili i jetesës. Personat që konsumojnë alk. ol dhe duhan sigurisht që gërhasin më shumë. Shmangia e tyre çon në reduktim të gërhitjes. Gjithashtu edhe aktiviteti fizik përmirëson gërhitjen duke bërë tonifikim të muskujve.