Kanë mbërritur dozat e vaksinës Pfizer në Rinas, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ishte vetë i pranishëm për t’i pritur ato. Nën masa të rrepta siguria, pasi u zbarkuan nga avioni ato u dërëzuan në ISHP.
Ndërkohë që kryeministri tha se sigurimi i vaksinave nuk është ‘i varur’ vetëm tek Pfizer, ndërsa njoftoi se për shkak të rregullave strikte të kompanisë nuk do të mund të dërgohen në Kosovë dozat e premtuara, megjithëse kjo nuk do të thotë se ndihma nuk do jepet.
Përkundrazi u shpreh Rama, mjekët e spitalit covid të Prishtinës do të mirëpriten për t’i marrë të dyja dozat në Tiranë.
Rama: Siç e dini e kemi filluar vaksinimin, me doza dhuratë nga një vend i BE, emrin e të cilit ende nuk mund ta them. Ndërkohë që kemi kontratën e drejtperdrejt me pfizer, ne Shqipëria dhe Serbia. Vendet e tjetra fatkeqësisht janë në një situatë pritshmërie, në kushtet kur çështja e vaksinës po komplikohet gjithnjë e më shumë e që Evropa ka hyrë në kaos.
Jemi në kushtet kur procesin e vaksinimit e kemi filluar dhe do e vazhdojmë falë faktit që se lamë veten ne dorë të tjerëve, nuk pritëm covax, që është në një proces se ku e ka fillimin. Jemi në kontakt me ta të vazhdueshme por dhe ata nuk janë të qartë dhe nuk japin sinjal qartësie.
Kjo është situatë dinamike, në ndryshim. Sigurimi i vaksinave është një luftë tregtare politike e jashtëzakonshme, më vjen mirë që ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë dhe të tjerë.
Kemi marrë dhe zotim të ndihmojmë Kosovën , por dua të sqaroj se rregullat strikte që pfizer ka vendos, që siç kanë bërë që ne te mbetemi ne kushtet e sekretit se për nga na erdhën vaksinat, e bëjnë të pamundur dhurimin e vaksinave, por jo të pamudur që të ndihmojmë një numër mjekësh kosovarë të vaksinohen këtu, kur ata të vendosin do i mikëpresim, si fillim 50 bluza të bardha nga spitali covid i Prishtinës për të dyja dozat.
Pfizer sot lëvron dozat e para 1170 , zotimi i marrë nga ta është që brenda muajit, s’po jap data, do të vijnë dhe dozat e angazhuar , qoftë 10750 qoftë dhe 31 mijëshi, pra 41 mijë dozat janë të angazhuara.
Nëse do ketë ndryshime do ju themi, por vaksinimi do vazhdojë sipas listës. kemi filluar dhe bisedimet me astrazenece-n por nuk do japim më shumë detaje. jemi në punë e sipër për të vënë në zbatim skenarin e parë që kemi thënë.
Kemi diskutuar me pfizer që në mars prill, maj qershor, të kemi vaksina, po se kemi vënë veten në duart e një pale. jemi në diskutime me 4 shtete për vaksinat. Jemi në lartësinë e detyrës.