Tea ka reaguar sërish pas publikimit të fotove ku shihej duke u puthur me Beartin, nje ish-konkurrent i “Për’Puthen”. Me anë të një videoje në rrjete sociale ajo ka lajmëruar fansat, se meritojnë një shpjegim.
“Meritoni të gjithë një shpjegim, meritoni të gjithë një…”, thotë Tea në videon e publikuar.
Sakaq, Tea dhe Andi, u konsideruan si çifti i parë që doli nga “Për’Puthen”. Ata u shprehen se janë në emision vetëm për njëri-tjetrin dhe nga aty do të largohen për ta vijuar njohjen larg trysnisë së kamerave. Por vetëm pak ditë pasi ata morën këtë vendim, në rrjet u publikuan një seri fotosh, në të cilat, Tea shfaqej duke u puthur me Beartin.
Po në atë mbrëmje ky i fundit, konfirmoi vërtetësinë e fotove dhe shtoi se dashuria e tyre është tejet e pastër. Ndërkohe nga krahu tjetër, Andi, u shpreh tepër i tr onditur, duke thënë se fansat meritojnë një shpjegim dhe së shpejti ai dhe Tea do e mundësojnë një gjë të tillë.
“Bëhet fjalë për atë të vërtetë. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin. Por jo nuk e kam tradhtuar Andin. Unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë pavarësisht këtyre sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dhe për këtë mbajmë përgjegjësi. Para të gjithë atij publike. Dhe ju kërkoj falje dhe shumë ndjesë. Sa e vështirë është të shprehesh fjalët e duhura. Historia ime me Beartin ka nisur gjatë takimit tek PërPuthen tek ajo mobileri. Na u ngjallë një interes. Unë me të kemi komunikuar pas iku nga Emisioni. Rreth mesit të nëntorit unë vendos që të marr një udhëtim në Kosovë. Edhe për këtë kanë qenë në dijeni për komunikimin dhe udhëtimin një pjesë. Edhe në vazhdimësi gjatë kohës dhe vazhdimit të njohjes tonë. E kam treguar kur shkova në Kosovë.
Ndjeja një përgjegjësi morale. Andi ka qenë në dijeni por edhe ai u gjend në këtë situatë. Nuk dinim ç’të bënim ndenjëm dhe pritëm. Dilnim me njëri tjetrin por sdinim c’të flisnim.. Ato ishin rregullat në fund. Jemi munduar që të jemi korrekt me të gjitha. Harruam një gjë shumë të rëndësishme, ndoshta edhe prej moshës apo prej mungesës së informacionit. Si mund të veprosh në këto situata. Ndoshta prej të gjendurit vetëm, harruam që po ju gënjenim juve dhe një popull.
Ju që na deshët dhe na suportuar. Duke na vlerësuar ne dhe Andin për personin që është. Pavarësisht. Kemi dashur të largohemi që nga mesi i dhjetorit. Si dy miq shumë të mirë. Dhe në fakt jemi. Secili në drejtimin e vet. Kjo histori u zgjat deri në fund të janarit. Ne vendosëm që të dilnim. Na u sugjerua që të vazhdonim.
Nuk po e mbanim dot më. Ndihesha si e burgosur. Erdhi një pikë ku unë vendosa që të jemi të sinqertë me publikun që na ndjek dhe që jetoj me ne gjatë atyre muajve. Kështu që i publikuam ne ato foto që dolën. Me qëllim. Pavarësisht reagimit dhe ofendimeve. Kërcënimeve. Dhe për sinqeriteti jemi duke u dënuar publikisht. Gjithsesi ndjehem e lumtur. E çliruar. Do e jetojmë jetën ashtu sic duam ne.”