Ditën e sotme, Tea Trifoni foli për historinë që ka bërë namin këto ditë. Ajo tha se lidhja me Beartin ka nisur pas daljes së tij nga emisioni dhe Andi, së bashku me produksionin kanë qenë në dijeni. “Harruam që po gënjenim një popull të tërë”, u shpreh mes të tjerash Tea.
Rreth deklaratës së saj ka reaguar një ndër konkurrentet e “Përputhen”, Ana Kauri. Ajo shkruan se askush nuk të detyron të bësh gjëra që nuk do t’i bësh. Ana e akuzon Tean për viktimizim dhe që ka bërë gjithçka për famë.
“Hap sytë në mëngjes dhe më del para e vërteta e Tea Trifonit. Pash Zotin o Tea, tani të ra ndërmend publiku ty? Nuk kujtoheshe për ta kur shikoje fan page-et Tea-Andi apo kur shihje ndjekësit që të rriteshin dita-ditës vetëm nga kjo lidhje e supozuar apo kur shikoje editimet që bëheshin për ju të dy? Ku ishte Tea të thoshte po Bearti ku është apo po i pëlqente ajo që po i servirej nga fama? Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do ta bësh! Apo të mbeti merak që nuk e bëre dot vik timën brenda dhe po e bën jashtë?”, ka shkruar ajo.