Ministrja e Marrëdhënieve me Parlementin, Elisa Spiropali është përpl asur me moderatorin, Arian Çani. E ftuar në emision, ministrja po debatonte lidhur me sondazhet e publikuara në media, të cilat favorizojnë Partinë Socialiste.
Në debat me teologun Arian Curri, ministrja ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën. Por ka përfunduar duke iu tërhequr vëmendja nga drejtuesi i emisionit, duke nisur kështu edhe një përplasje mes tyre.
PJESË NGA DEBATI: Arian Çani: Ç’a je ti mi? Elisa Spiropali: Flisni me respekt se kam ardhur në studio. Mi përdoret për fëmijët në kopësht.
Arian Çani: Ç’a je ti o Elisa që i ndërpret fjalën Currit? Arian Curri: Është ministre prandaj.