Andi gjatë javës së kaluar ishte larguar së bashku me Tean nga “Për’puthen”, por që ende pa mbaruar java në publik u shfaqen disa foto të Teas me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.
Andi ishte shprehur që është vetëm për Tean, pasi kjo e fundit kishte filluar afrimitetin me Elvisin dhe që më pas ishte edhe Tea që pranoi të dilte në takim vetëm me Andin, gjë për të cilën produksioni iu lejoi dhe të dilnin jashtë emisionit të takohen dhe të flisnin me njëri-tjetrin.
Pas skandalit të fotografive të Teas, ai ishte shprehur që ka qenë e gjitha e detyruar nga produksioni që të dilnin çift pasi që në hyrje të këtij programi kanë nënshkruar një kontratë.
Ai ka reaguar përseri duke i fshire të gjitha fotot që kishte me Tean në profilin e tij në “Instagram”, ndërsa ai ende e ndjek atë, për arsyeje që loja shpërblyese do të realizohet.
Por të njëjtën gjë nuk e ka bërë Tea, ajo ende mban fotografitë nga momenti i largimit nga programi.