Historia e Asllan Shulit nga Lushnja është padyshim nga më të pazakontat. Ai është martuar 18 herë, por kurrë nuk e ka veshur kostumin e dhëndrit.
Martesën e parë e ka lidhur që në moshën 18-vjeçare, ndërsa të fundit kur ishte 44 vjeç. Ai ka kaluar vështirësi të shumta në jetë dhe për shkak të kushteve të vështira ekonomike i është dashur të ndahet nga disa gra.
Dashurinë e tij të vërtetë, Asllani e gjeti 25 vite më parë. Gruaja e 18 që ka emrin Dashuri, i ka dhënë familjen që ai ëndërronte prej vitesh në fakt.
Asllani deklaron se është bërë baba të paktën 5 herë, pasi fëmijët e tjerë nuk kanë arritur ta njohin pasi nënat kanë ikur bashkë me ta që në moshë të vogël.
Asllani dhe Dashuria gjithashtu përballen me kushte të vështira ekonomike, pasi jetojnë me vetëm 100 mijë lekë të vjetra të cilat shpeshherë nuk mjaftojnë as për ilaçe. Ata luten për ndihmë nga shteti dhe kushdo që ka mundësi.