Mbrëmjen e djeshme, Mevlan Shaba dhe Sabiani kanë publikuar këngën “Gurbet”. Kënga trajton një tematikë prekëse, siç është migrimi në dhe të huaj, larg njerëzve të z emrës.
Ndonëse nuk kanë kaluar shumë orë që nga publikimi, “Gurbet” numëron mbi 200 mijë shikime në Youtube, çfarë tregon se është pritur shumë mirë nga publiku.
Muzika është kompozuar nga Petro Xhori dhe Sabiani, ndërsa teksti është shkruar nga Petro Xhori.
“O sa shumë më ka marrë malli me të pa, ah kurbet më more, më trete gj allë!
Si je o shp irt, të mendoj unë për çdo ditë, a je mërzit duke më prit? Sa mall me t’pa, me t’prek tani që je larg”, është një pjesë e tekstit.
Në videoklip shihet Mevlani pranë së ëmës. Kujtojmë se në “Përputhen”, ai ka treguar se ka ikur në kurbet në moshë të re, për të ndihmuar familjen.