E shtuna dhe e diela paradite do të jenë pa reshje shiu.
Ndërsa temperaturat do të rriten. Meteorologia e Meteoalb Adiola Bani tregon se mbrëmja e sotme do të përfshihet nga reshjet e shiut në gjithë territorin dhe pas një pauze, të dielën pasdite reshjet do të rikthehen në formën e rre besheve.
Adiola Bani:
Mëngjesi i sotëm ka sjellë rritje të ndjeshme të tempraturave të ajrit e cila vijon dhe gjatë mesditës duke luhatur vlerat në -4 gradë, vlera më e ulët në zonat malore dhe me vlera maksimale 12 gradë.
Tjetër rritje na sjell fundjava për sa i përket temperaturave të ajrit ku vlerat minimanle do të ngjiten në -1 apo -2 gradë ndërsa maksimumi parashikohet rreth vlerës 12-13 gradë në jugperëndim të te rritorit.
Kjo rritje e temperaturave do pasohet dhe nga prezenca e reshjeve, duke filluar nga mbrëmja e sotme ku reshje me intensitet deri mesatar do përfshijnë gjithë te rritorin, situtë e cila vijon deri diten e shtunë paradite ku presim që të kemi pauzë të reshjeve, dhe rikthim të kthjellimeve.
Kthjellimet do vijojnë edhe gjatë paradites të së dielës më pas mesdita e së dielës dhe në vijim, mbrëmja deri ditën e hënë paradite na sjellin sërish reshje herë pas here në formën e rrebesheve në zonat veriperëndimore dhe juglindore.
Më pas e marta dhe në vijim na sjellin kryesisht mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit.