Pas publikimit të fotove të Teas me Beartin, Andi ka sqaruar gjithçka me një status të gjatë në Instastory ku bën një deklaratë të fortë.
Ish-konkurrenti i “Përputhen”, shprehet se e ka bërë gjithçka për hir të kontratës, por tani nuk ka më fri kë të thotë të vërtetën.
“Vjen nga hiçi para botës së kamerave! Kujtdo personi i duket bukur, të gjithë ju do mendoni ua sa bukur fama, vëmendja, etj, etj po ashtu si unë edhe të gjithë konkurrentët e tjerë jam shumë i sigurtë që janë gënjyer nga kjo botë që duket shumë e bukur, ama përtej kamerave fshihen letra, kontrata, firma dhe shumë politika të tjera të shpifura siç ishte shfrytëzimi i imazhit tim! Kemi rënë të gjithë pre e kësaj bote në pamje të parë të bukur ama kur i vjen fundi kupton që disa copa letrash të mbajnë gojën mbyllur tek familjarët, miqtë dhe publiku!
Por jo më, tani po flas me zë të lartë! Hyra në atë emision për të gjetur dashurinë ama jo vetëm dashurinë që s’e gjeta, por u detyrova dhe të heshtja, të mbyllja gojën përveçse zemrës! Tani nuk më intereson më asgjë tjetër veçse të jem i sinqertë me familjen time, miqtë dhe publikun!
Ju kërkoj ndjesë të gjithëve, kam tentuar shumë herë të flas ama ato kontrata e letra janë të frikshme! Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur në emision, kam dashur të largohem prej kohësh prej andej, ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave!
Më është kërkuar të rikthehem në emision dhe të dal se s’bën çift me Tean! Kjo është gjithë historia ime në ekran! Tani të bëhet ç’të bëhet s’më plas fare për ato kontrata nuk kam fr ikë! Ju dua shumë të gjithëve!”, shkruan Andi.