Për’puthen – Lediana është zemëruar keq nga fakti që Mevlani e ka takuar në takimin me Antonelën duke i thënë se nuk i lë “Lediana” të bëhen bashkë. Në përfundim të transmetimit, nisën menjëherë debatet në studio ku vajzat u ngritën në këmbë duke diskutuar me tone të larta zëri.
Ndërsa Lediana nuk hezitoi ti vendoste ultimatum Mevlanit që nëse i bënte këngë Antonelës, do largohej nga emisioni.
Lediana: Pse e përmend Ledianën në takimin tënd?
Antonela: Qetsoju moj se na hëngre.
Lediana: Pse e përmend emrin tim?
Mevlani: Se të kam në zemër.
Lediana: Po tallesh tani? Të marr karrigen tani se nuk di c’të bëj nga nervat?
Antonela: Po hë njëherë ta shohim.
Lediana: S’po flas me ty. Ti i dhuron mikrofon të të bëjë një këngë. Po nuk e ndjen ai dhe nuk ke për ta zënë kurrë vendin tim.
Antonela: Pse ca kam unë? Çfarë të dukem unë? (Ngrihen në këngë) Ja hajde të shohim. Hajde Mevlan.
Lediana: Unë kam pas pëlqim ndaj teje. Vendos Mevlan.
Antonela: Avash se po ma tremb.
Lediana: A ka mundësi ta mbyllësh një sekondë. Ti e bën me zor. I jep mikrofon dhe i thua të të këndoj dy vargje.
Antonela: Pse je xheloze?
Lediana: Se erdhe të na ndash. Nëse ti i bën këngë kësaj, unë e lë fare emisionin.