Fotografia e Teas dhe Beartit duke shkëmbyer puthje në buzë bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme.
Ajo doli nga programi “Për’puthen” me Andin, por imazhet me Beartin duket se e kanë nxjerrë zbuluar. Disa imazhe u publikuan edhe nga ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj, për të cilën Tea reagoi me anë të disa videove në Instagram ku e mohonte çdo gjë.
Ndërsa ditën e sotme, kur të gjithë po presin reagimin e saj, gjithçka e publikuar nga Tea në Instastory është një video ku hidhet në dëborë, e cila është realizuar kur ka qenë pranë Beartit dhe një tjetër ku bën reklamë biznesi.
Ja si i mohonte aludimet e Shqipes për lidhjen jashtë programit me Beartin
Deklarata e plotë e Teas: “Sot dua të adresoj ca drama që kanë ndodhur kohët e fundit në internet, të cilat më përfshijnë mua. Unë zgjedh që të qëndroj e heshtur sepse janë gjëra të pavlera, që njerëz pavlerë i bëjnë për të fituar vëmendje. Sot gjithsesi do ua sqaroj dhe do iu kthej përgjigje. Pse nuk reagoj unë kur Shqipja publikon “bombat” e saj? Për ata që nuk e dinë kush është Shqipja, Shqipja është një vajzë 29-vjeçare, një ish-konkurrente që nuk i ndahet shpirti nga “Për’Puthen”.
Me këtë story të postuar, Shqipja pretendonte që unë dhe Andi njihemi që në vitin 2015-të, kur unë isha 16-vjeçe dhe i bija maces me lugë. Pasi kjo story u bë virale, nishanet e mia edhe veshi im ishte një organ që u bë më i famshëm se vetë Shqipja. Në atë kohë Andi ka qenë në Gjermani, unë në Fier dhe jo: nuk jemi ne të dy në atë foto. Gjithsesi pas shumë aludimesh, Shqipja ndryshoi historinë dhe postoi diçka tjetër.”
Tea flet për audion e Andit: “Pyesni ju, çfarë ka dashur Shqipja të thotë me këtë voice të Andit? Shqipja donte të thoshte me këtë voice që Andi është burri i saj dhe jo i imi, pra që ata të dy bashkë kanë pasur një lidhje ose kanë një lidhje dhe Andi me mua është duke bërë lojë, duke më mashtruar e të tjera. Duke qenë se kjo nuk bëri bujë dhe askush nuk ia vari Shqipes, Shqipja vjen me bombën tjetër.”
Tea publikon fotot me Beartin: “Pra një bluzë, të cilën unë dhe një djalë tjetër e kemi të njëjtë por Shqipja nuk e specifikon. Ju duhet ta gjeni vetë se kush është ai…është Bearti. Imagjinoni ça bëhet nëse unë vesh një papion, me kë e tradhtoj unë Andin këtë herë…ëë Arjan? Por as kjo bombë nuk bëri bujë dhe Giveaway i Shqipes nuk po ecte. Prandaj Shqipja hodhi bombën e radhës.”
Fotoja me Andin: “Pra çfarë provohet me këtë story? Që unë dhe ajo vajza, të dyja kemi një bluzë me vija horizontale dhe e dyta që pasi Shqipja ka qenë me Andin dhe unë e tradhtoj me Beartin, rikthehemi te historia që unë me Andin njihemi që në 2015-tën…pra të gjitha gjërat e mëparshme bien poshtë, apo jo? Por edhe pasi vërtetohet që unë dhe Andi kemi 6 vite të lidhur bashkë dhe jemi një çift ujqërish të vjetër, hipoteza bie prapë poshtë…”
Tea publikon foton me Beartin në dëborë: “Me këtë storyn e fundit Shqipja tregon që unë jam duke shijuar jetën time diku larg Tiranës. Ja dhe për ju që më pyesni se ku jam unë, kjo është pamja nga ballkoni im i shëmtuar… Për ta mbyllur se dhe unë u lodha, pengu i Shqipes: dy hipoteza, Shqipja është një person me tendenca ho mofo bike, për të cilët zakonisht thuhet që janë njerëz që ndrydhin ndjenjat e tyre edhe prandaj shpërthejnë ashtu.
Së fundmi publikoi një video, me titullin: “H omo fobikët janë ho mosek sualë!”