Aktorja Ellen Page, e cila në dhjetor njoftoi se është transgjinore dhe se do të quhej Elliot Page, ka bërë të ditur se do të divorcohet nga partnerja e saj, Emma Portner.
Çifti e bëri publik vendimin në një deklaratë për CNN të martën.
“Pas shumë mendimesh dhe shqyrtimesh të kujdesshme, ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar pas ndarjes sonë verën e kaluar. Ne kemi respektin më të madh për njëri-tjetrin dhe mbetemi miq të ngushtë.”
Ndarja e tyre vjen tre vjet pasi kurorëzuan dashurinë, në vitin 2018. Portner, balerinë dhe koreografe, dhe Ellen (tanimë Elliot) filluan lidhjen e tyre në 2017-ën.
Lajmi vjen dy muaj pasi Page doli hapur si transgjinore. Në atë kohë Portner postoi një mesazh mbështetës në Instagram:
“Unë jam shumë krenar për Elliot Page. Trans, queer dhe njerëz jo-binarë janë një dhuratë për këtë botë. Unë gjithashtu kërkoj durim dhe privatësi, por edhe që ju të bashkoheni me mua në mbështetjen e jetës trans. Ekzistenca e Elliot është një dhuratë në vetvete. Shkëlqe i ëmbëli E. Të dua shumë “.