Ditët e fundit të Janarit pritet të jenë më të ftohtat. Reshjet e shiut do të jenë të jenë të herëpashershëm, por intensitet mesatar do të kenë në pjesën e dytë të ditës.
Ne zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërish reshjet të jenë me intensitet mesatar.
Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të dielën).
Dita e diel do të rikthejë përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit.E gjithë kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenj (Drini, Buna).
Në lartësinë mbi 600 metra në veri dhe në lartësinë mbi 900 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e borës.
Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave.