Përbërësit: 500 ml qumësht 4 vezë 300 g miell 2 hudhra 100 g gjalpë 200 g djathë Kripë Pak ujë. Në tas rrahim vezët dhe më pas shtojmë qumështin, e rra him përsëri dhe më pas shtojmë miellin.
Formojmë brumin e petullave dhe e lëmë të pushojë pak, ndërkohë vendosim tigan të nxehet dhe e lyejmë me gjalpë.
Hedhim brumë dhe e rrotullojmë tiganin të vishet i gjithi me brumë dhe i pjekim nga të dy anët. Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. Grijmë hudhrat dhe i skuqim në tigan me gjalpë dhe shtojmë pak ujë.
Lyejmë një tavë me gjalpë dhe fillojmë shtrojmë petullat e pjekura, i lyejmë me gjalpin e aromatizuar me hudhër, shtojmë djathë të thërrmuar dhe vazhdojmë kështu deri në fund. I vendosim në furrë të piqen për disa minuta derisa të kërcanisen.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur