QElita është princesha e Gjikos, këtë e dimë të gjithë dhe madje po presim me kuriozitet të mësojmë emrin e bebushit numrë dy të çiftit.
Por, kush është krahu i djathtë i Elitës përveç partnerit të saj? Sigurisht që vjehrra! Ndoshta disa prej jush do të habiten, por moderatorja ka një raport aq të mirë me mamanë e Gjikos, sa duken si dy shoqe të ngushta dhe jo si nuse e vjehrrë.
Këtë e ka treguar vetë Elita, e cila sot ka uruar mamanë e reperit për ditëlindje. Ajo ka ndarë foto nga momentet më të bukura së bashku, teksa i shkruan me dashuri fjalët krahas postimit:
“Jam kaq e bekuar që kam fituar jo vetëm një vjehrrë gjatë martesës, por edhe një shoqe të ngushtë. Uroj që ditëlindje jote të jetë aq spektakolare, sa je ti për mua. Të dua.”- shkruan Elita.
Gjithashtu, Elita tregon se Lirija është gjyshja ideale për birin e saj, Zërin. Së shpejti, Zëri do të bëhet me një motër. Ndaj Elita ka marrë një pushim nga televizioni.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur