Disa çaste më parë është regjistruar një tërmet me magnitutë 3.9 të shkallës Rihter në qytetin e Durrësit.
Lëkundjet kanë pasur një thellësi prej 2 km dhe janë ndjerë ndjeshëm nga qytetarët. Ndërkohë, epiqendra e tërmetit ka qenë 28 km në veri të qytetit bregdetar.