Emisioni i njohur i përputhjes së çifteve është kthyer në një fenomen televiziv. Që prej emisionit të parë, i cili ndiqej kryesisht nga të rinjtë, sot ky reality shoë që në qendër ka njohjet romantike mes vajzave dhe djemve ndiqet nga çdo grup moshe.
Ndërkohë, si një kërkesë e vazhdueshme e publikut, por edhe si pasojë e target grupit që ka programi, është bërë me dije se do të ketë një risi.
Shumë shpejt pjesë e programit nuk do të jenë vetëm të rinjtë, por gra dhe burra të cilët kërkojnë të kenë një partner apo partnere krah tyre. “Përputhen 40” do të jetë vendi i njohjeve të reja, për individë mbi moshën 40 vjeç, që janë beqar, të divorcuar apo të ve.