Këngëtarja e njohur Myfarete Laze ka njoftuar ndarjen nga jeta para kohe të dhëndrit të saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Laze ka bërë me dije se humbi djalin që nuk e lindi dot vetë.
Ajo ka prekur rrjetin me fjalët e saj për bashkëshortin e vajzës, që fatkeqësisht humbi jetën në një moshë të re.
Akoma nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet e ndarjes nga jeta të dhëndrit të Myfarete Lazes.
“Nate e trishte.
Humba nje pjestar te familjes shume te dashur e te respektuar
Humba djalin qe se linda dot vete, dhendrrin, babain e mbeses qe me beri gjyshe”,- shkruan këngëtarja.