Nëntë persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Në mesin e viktimave ishte 29-vjeçari, Olsi Skura nga fshati Pishkash i Librazhdit.
Skura i shtruar prej ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” kishte komplikacione dhe sëmundja e koronavirusit i mori edhe jetën.
Sipas të dhënave, Olsi Skura nuk kishte sëmundje shoqëruese, ndërsa bëhet kështu ndër viktimat më të reja në vend që humb jetën nga Covid-19.