E papritur ishte ajo që ndodhi në minutat e fundit të “Love Story”, mbrëmjen e sotme.
Në momentin kur po mbahej ceremonia e trëndafilave, Alketa mori një mesazh të papritur nga regjia.
Ajo tha se kishin një film për të shfaqur.
Në videon e shfaqur në ekran ishte Engjëll, vajza e cila një javë më parë vendosi të veteleminohej.
Ajo i kishte shkruar një letër Saimirit, ku i kërkonte falje që u largua nga emisioni, shkruan meganews.al.
Në letrën e saj Engjëll kërkonte të rikthehej sërish në emision.
Mirëpo, këto minuta të marra nga shfaqja e videos bënë një të papritur, pasi minutazhi mbaroi dhe emisioni u mbyll pa asnjë të eleminuar, të paktën publiku nuk arriti ta mësonte.