Teksa Saimiri po ndante sot trëndafilat për vajzat, nga regjia u njoftua se për princin modern kishte një surprizë. Në ekran u shfaq Enxhëll, e cila mes lotësh lexoi një letër për Saimirin.
Edhe pse vendosi të tërhiqej nga programi një javë më parë, Enxhëll është penduar dhe kërkoi të rikthehet në garë.
Letra e Enxhëllit: “Saimiri i dashur!
Si je? Kam shkruar një letër për ty. Letrat nuk dalin kurrë nga moda, si letrat e dashurisë tek filmi “The Notebook”
Nuk është thjesht xhelozi e një vajze për një vajzë tjetër. E nisa këtë rrugëtim e frymëzuar me plot emocione të bukura.
Njohja me ty ishte gjëja më e bukur që kam kaluar në Love Story. Dy javë më parë nuk u tregova e fortë. I lashë emocionet që të më dominonin.
Unë dua përsëri t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë. Faleminderit të gjithëve dhe publikut që më ka përkrahur.
Sido të shkojë, nuk do të kem pengje sepse unë e provova”, shkruante Enxhëll.
Ndërkohë Saimiri kërkoi një javë kohë për të vendosur nëse do e rikthejë Enxhëllin.