Ditën e sotme, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj deklaroi se Tea është në një lidhje me Beartin dhe se marrëdhënia e saj me Andin është e shtirur.
Më vonë, Shqipja ka publikuar një foto ku pretendon se janë Tea dhe Bearti duke dalë nga një hotel. Ajo e ka fshirë foton, por është ruajtur nga “Kryefjala.com”.
Dy personat nuk janë fotografuar me fytyrë, prandaj nuk mund të thuhet me siguri nëse janë vërtetë ata. Ngjashmëria e vetme është te xhupat e tyre, të cilët dyshja i kanë veshur dhe më parë.
Megjithatë, edhe nëse janë Tea dhe Bearti nuk dihet nëse kanë dalë nga hoteli apo thjesht kanë qenë kaluar rrugës. Mbetet të presim një reagim nga dyshja për të mësuar të vërtetën.
Kujtojmë se Tea doli sot nga “Përputhen” me Andin, për ta vazhduar njohjen jashtë.